Berisha: Rama në KiE, dite turpi për Shqipërinë

“Ka nisur rishikimi për “non gratën” nga Britania”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideroi ditë turpi, fjalën e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës.

“Dita e djeshme ka qenë dita e turpit për Shqipërinë. Ata që e bojkotuan atë bojkotuan kryeministrin e një vendi anëtar të NATO-s, bojkotuan kryeministrin e një vendi anëtar të KiE, por bojkotuan sikur ai të ishte Lukashenko, apo Gadafi. Edi Rama foli aty në mënyrë absolute si njëri prej këtyre të dyve”, tha Berisha.

Në studion e emisionit “Opinion”, Berisha tha se edhe mënyra që ndoqi kreu i qeverisë ishte gabuar.

“Edi Rama shkoi në Strasburg. I vuri vetes qëllim që të shpëlajë akuzën ndaj vendit tim. Si? Nuk shprehet me fjalë ajo, shprehet me rezolutë”, tha kryetari i PD-së.

Berisha tha se ka nisur procesi për rishikimin e shpalljes së tij “non grata” nga Britania e Madhe ndërsa akuzoi ambasadorin britanik në Tiranë se loboi për marrjen e vendimit në një akt korruptiv.

Nuk ka gjë më të turpshme, më qesharake, më korruptive se ajo që ka bërë ambasadori britanik në Tiranë”, theksoi ai.

Berisha konfirmoi se kanë nisur kontaktet mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit për daljen me 1 kandidat në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme.

“Zoti Paloka është në kontakt me zotin Bardhi. Ka rezo kushte, tërësisht të hapur, por me ç’kam dëgjuar edhe palë, tjetër që nuk kanë kushte dhe bashkimi kështu ndodh”, tha Berisha.

Marrëveshja me Ilir Metën për ndarjen e bashkive tha se ishte e qartë.

“Zoti Meta është plotësisht dakord me primaret. Në qoftë se do të ketë kandidatë të Partisë së Lirisë do të përcaktohet bashkia ku do jetë. Unë them se do ketë (primare)”, u shpreh Berisha.

Përsëriti se vendi do të përballet shumë shpejt me protesta.

Tv Klan

Lexo me shume