Berisha: Skandal i ri, Bashkia e Tiranës financoi restorantin e grave të Fugës dhe Maznikut_66426f60a67fc.jpeg

Berisha: Skandal i ri, Bashkia e Tiranës financoi restorantin e grave të Fugës dhe Maznikut

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, ka reaguar për atë që e quan “skandalin e ri”, ku nga investigimi i BIRN del se bashkëshortet e ministrit të shtetit, Arbjan Mazniku dhe këshilltarit të kryeministrit, Endri Fuga janë bashkëpronare të një restoranti në qendër të Tiranës që ka marrë fonde nga bashkia. Berisha tha se këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera. 
“Çdo ditë një aferë. Çdo ditë një firmë e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarët. Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele. Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera” – tha Berisha.
Berisha deklaroi më tej se restoranti mori edhe një tender 700 mijë euro nga kompania “Tirana DC”, kompani në pronësi të bashkisë së Tiranës.
“Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive. Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet. Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC. Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë”, – tha Berisha. ©LAPSI.al 

Burimi