Berisha tregon si rrëzohet Dick Marty: Rama shkoi si Lukashenko dhe Gadafi

Sali Berisha e konsideroi “ditë turpi” fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se 2 mënyra si mund të hiqet “njolla” ndaj Shqipërisë nga raporti i Dick Marty.

“Ajo ishte një ditë turpi. Me fjalën e tij, përfaqësuesi i Shqipërisë shkaktoi bojkotin e darkës së tij. Ata janë përfaqësues të vendeve mike. Ata që bojkotuan atë, bojkotuan kryeministrin e një vendi anëtare të NATO-s. E bojkotuan sikur ishte Lukashenko ose Gadafi. Edi Rama foli aty si njëri prej tyre.

Vetëm diktatorët thyejnë ligjet në fjalime. Asnjë lider nuk e tejkalon kohën e diskutimit më shumë se 5 minuta. Njeriu i vetëm që në karrierën time politike, kam parë që tejkalon fjalimin e tij, ishte vetëm Lukashenko në Europë, ndërsa në Europë e bënte Gadafi. Nëse shkove në Strasburg me qëllim për të hequr një njollë Shqipërisë, shumë mirë. Kemi një njollë të padrejtë nga Dick Marty-t.

Edi Rama shkoi në Strasburg, i vuri vetes qëllim që të shpëlajë akuzat ndaj vendit të tij. Ajo shpëlahet me rezolutë. Nuk ka asnjë rezolutë në PE. Ti duhet të lobosh tek qeveritë mike dhe t’u thuash që jemi të akuzuar për këtë gjë.

U thua të lutem më ndihmoni për të hequr këtë njollë. Edi Rama shkonte atje dhe u thoshte që hetimi u bë, rezultati është ky. Tani është në nderin tuaj që të na hiqni njollën. Rezoluta, ose nisej pas lobimit në disa vende anëtare, ose ndërmerrej nga delegacioni, ynë, ose merrte firma nga 5 vende mike. Rama ka bërë një shoë të turpshëm.

Delegacioni ynë aty, bën një tekst rezolutë, mbledh firmat. Ky çfarë bëri, shkoi sikur ishte Enver Hoxha në Bukuresht, u tha keni humbur busullën morale. Absolutisht me një gjuhë që nuk e flet kurrë kreu i një vendi të lirë. Sulmoi Rusinë, Kosaçevin por e sulmoi shumë pak për Ukrainën. Mbrojti Beogradin, foli për Ballkanin e Hapur dhe e konsideroi të ngrirë procesin e Berlinit” – tha Berisha.

Lexo me shume