“Berlusconi i fiksuar pas këndoreve”, Ronaldo: Ancelotti? Njeriu më i mirë që ekziston

Ronaldo fenomeni luajti për një periudhë të shkurtër me Milanin, por e cilëson aktivizimin me kuqezinjtë si një nga eksperiencat më të bukura. Braziliani ishte pjesë e “Djallit” në periudhën janar 2007-korrik 2008.

Në një prononcim për GDS, një nga futbollistët më të dashur për tifozët anembanë globit, kujton batutat e Silvio Berlusconit, ish-presidentit karizmatik të Milanit, teksa e cilëson Carlo Ancelottin si njeriun më të mirë që ekziston në botën e futbollit.

Nuk kam qenë pjesë e Milanit për një kohë të gjatë, por ruaj në memorie anekdota të mrekullueshme. Berlusconi vinte në dhomat e zhveshjes për të na treguar se si duhej t’i gjuanim goditje e këndit.

Ishin bërë disa ndeshje që nuk shënonim nga goditja e këndit dhe ai na tregonte se si duhet t’i ekzekutonim dhe si duhet të rreshtoheshim në zonë. Ancelotti, një mjeshtër i jashtëzakonshëm që dinte gjithmonë gjithçka, e dëgjonte me vëmendje.

Ai pohonte: ‘Po, po, po’. Pastaj, kur Berlusconi largohej kthehej nga ne dhe shprehej: ‘Le të kthehemi te gjërat tona’. Për mendimin tim, Carlo, me një distancë të madhe krahasuar me të tjerët, është njeriu më i mirë që mund të ekzistojë në botën e futbollit.

Ai është miku i të gjithëve, jo vetëm i imi. Të gjithë e duan shumë. Mos të flasim si trajner, ai është i jashtëzakonshëm, për cilësinë, vizionin dhe aftësinë për t’i kuptuar lojtarët. Ai meriton gjithçka që ka fituar, për profesionalizmin dhe karakterin që ka”, theksoi një nga futbollistët më të mirë që ka ekzistuar.

Lexo me shume