BERZH bën parashikimin për ekonominë shqiptare, situata 2023-2024

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.5% më 2023, ndërsa në vitin 2024 rritja do të jetë 3.3%. Ky është parashikimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionin që ka bërë në raportin e fundit.
Sipas raportit, prodhimi në rajonin e BERZH pritet të rritet me 2.2 për qind në vitin 2023, ndikuar nga inflacioni, i cili mbetet ende në nivele të larta, pavarësisht prirjes në rënie.
Sa i përket konsumit, banka europiane thotë se ai ishte i qëndrueshëm në shqipëri dhe rajon, edhe pse cmimet e larta e frika për rritjen e mëtjeshme të tyre ishte e pranishme tek familjet.
Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente. Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2 për qind në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 për qind nga parashikimi i shkurtit.
Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4 për qind në vitin 2024, ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.
Ekonomistët e BERZH pohuan se ritmet më të ulëta të rritjes ketë vit u ndikuan nga tërmetet e shkurtit në Turqi, shtrëngimin e pritshëm të kushteve të kreditimit; reformat e vonuara në Mesdheun Jugor dhe lindor dhe inflacioni i vazhdueshëm në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike.

Burimi