Besiktas rikthen super trajnerin

Besiktas ka vendosur të ndahet nga trajneri rancez 47-vjeçar Valerien Ismael.

Vendin e tij do ta zërë Senol Gunes, trajneri 72-vjeçar i cili në të kaluarën ka drejtuar kombëtaren turke. Ai më parë ka qenë trajner i Besiktas nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Tani Besiktas është i pesti në renditjen e Superligës Turke, skuadra ka shënuar 19 pikë në 11 ndeshje të luajtura. Në turin e ardhshëm, skuadra do të luajë në shtëpi me Umraniyespor. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 30 tetor. Me shumë mundësi Gunes do të debutojë në këtë ndeshje. /G.D abcnews.al/

Beşiktaş'ta ikinci Şenol Güneş dönemi - Son Dakika Haberleri

Lexo me shume