Beteja për Kherson, Ukraina përgatitet për luftime të ashpra

Frika e luftimeve të ashpra për Kherson, qyteti më i madh nën kontrollin rus, po rritet ndërsa forcat e Ukrainës po përparojnë gjithnjë e më shumë në jug, sipas The Guardian.

Me autoritetet e vendosura nga Rusia që inkurajojnë banorët të largohen në bregun lindor të lumit Dnieper, Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk kishte asnjë shenjë që forcat ruse po përgatiteshin për të braktisur qytetin.

“Në Kherson gjithçka është e qartë. Rusët po rigrupohen. Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet të tërhiqet. Përkundrazi, betejat më të rënda do të zhvillohen për Kherson,” tha Arestovych.

/abcnews.al

Lexo me shume