Betimi i Presidentes në MV, reagon Mitsotakis: Po shkel Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar ditën e sotme në lidhje me betimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova. Davkova ka marrë vëmendje të madhe për shkak se ajo nuk iu referua vendit të saj sipas emrit kushtetues të shtetit duke thënë thjesht Maqedonia gjatë betimit.
Në lidhje më këtë detaj kryeministri grek reagoi për mes një postimin e tij në llogarinë e tij në “Facebook” ku u shpreh se se kjo është një iniciativë e paligjshme dhe e palejueshme që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj.
Mitsotakis shtoi se Greqia refuzon manipulime si ato me të cilat Silianovska po nis mandatin e saj, duke i bërë thirrje që t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.  Ai shkruan se deklarojnë kategorikisht se nuk do të pranojnë rrëshqitje të tilla dhe përsëriti se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve.
Postimi i tij:
Zgjedhja provokuese e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe për ta quajtur vendin e saj me një emër tjetër është një nismë e paligjshme dhe e palejueshme. Akt, i cili shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj. Megjithatë, duke minuar të ardhmen e saj, siç është deklaruar tashmë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Dihet se si opozitë, Demokracia e Re votoi kundër Marrëveshjes së 2019-ës, në fakt duke paralajmëruar në atë kohë problemet që do të krijonin dështimet e saj. Si qeveri, megjithatë, ne respektuam nënshkrimin grek të një traktati ndërkombëtar, të detyrueshëm për vendin. Për fat të keq, zhvillimi i fundit vërteton pozicionin tonë të qëndrueshëm të kujdesshëm.
Greqia refuzon manipulime si ato me të cilat zonja Silianovska po nismandatin e saj. I bëj thirrje që t’i kthehet detyrave ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj. Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të tilla. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve. Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe, sigurisht, nga shmangia e sfidave.

j.l./ dita

Burimi