Betohet qeveria e Giorgia Melonit, të martën kabineti i ri votohet në parlament

Qeveria e re e Italisë me në krye Giorgia Melonin paraqit në pallatin presidencial për tu betuar përpara  kreut të shtetit, Sergio Mattarella.

 

Qeveria e koalicionit të djathtë , që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë, është gati të nis punën. Kabineti përbëhet nga  24 ministri.

 

Matteo Salvini do të jetë  numri dy i qeverisë si dhe  ministër për infrastrukturën, anëtari i ligës Giancarlo Giorgetti  do të shërbejë si ministër i financave, ndërsa  politikani i njohur Antonio Tajani  do të jetë ministër i jashtëm si dhe zëvendëskryeministër.

 

Ndërkohë  bashkëthemeluesi i “Frateli d’Italia” Guido Crosetto , një këshilltar i ngushtë i Georgia Melonit do të  shërbejë si ministër i mbrojtjes. Qeveria e re italiane  do të votohet në parlament ditën  e martë.

 

Ceremonia e betimit përpara presidentit të republikës u mbyll  me foton e përbashkët të anëtarëve të kabinetit me kreun e shtetit.

 

Lexo me shume