Biden: Rusia nuk mund të ndryshojë kufijtë me forcë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se mesazhi i botë ishte i qartë, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të mërkurën që dënon aneksimin e katër zonave të Ukrainës nga Rusia si të paligjshme, sipas CNN.

Rusia po shkatërron themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund të ndryshojë kufijtë duke Rusia nuk mund të marrë në kontroll territorin e një vendi tjetër duke e cilësuar pjesë të saj”, tha Biden në një deklaratë të mërkurën.

“Pothuajse tetë muaj pas kësaj lufte, bota sapo ka treguar se është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë që Rusia të mbajë përgjegjësi për shkeljet e saj”.

Rreth 143 anëtarë të Kombeve të Bashkuara votuan për të dënuar përpjekjen e paligjshme të Rusisë për aneksimin e Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhzhisë.

Vetëm katër anëtarë të OKB-së mbajtën anën e Moskës – Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua dhe Siria.

/abcnews.al

Lexo me shume