Bie nga krevati, humb jetën në spital foshnja 7 muajshe_6643ad3edc89c.jpeg

Bie nga krevati, humb jetën në spital foshnja 7 muajshe

Një foshnjë shtatëmuajshe nga Vevçani i Strugës ka ndërruar jetë herët në mëngjes, në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmus” në Ohër.Foshnja u dërgua në spital nga nëna pasditen e djeshme. Foshnja kishte hematomë në kokë dhe pasi u konstatua gjakderdhja në tru, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por më pas ndërroi jetë. Sipas deklaratës së nënës, lëndimet kanë ndodhur pas rënies nga shtrati i improvizuar në shtëpinë e tyre.Prokuroria thotë se do të bisedohet me familjen për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave.Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni, është lëshuar urdhër për obduksion të foshnjës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup./albeu.com360grade.al

Burimi