Bin Salman tallet me gafat dhe gjendjen mendore të Biden: Trump është më i mirë

Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman është tallur me Joe Biden  për “gafat e tij dhe gjendjen mendore”.

Sipas burimeve saudite, 37-vjeçari Bin Salman thuhet se ka thënë se ai nuk e ka vlerësuar Biden domethënë që kur presidenti aktual i SHBA-së ishte nënpresident në udhëheqjen e Barack Obama dhe se ai ka preferuar të punojë me Donald Trump.

Marrëdhëniet Uashington-Riyad janë në nivelin më të ulët historik, deri në atë masë sa këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan , njoftoi se pas zgjedhjeve afatmesme në nëntor, Biden do t’i propozojë Kongresit “një rishikim të marrëdhënieve strategjike me sauditët.

Kohët e fundit, Biden kritikoi ashpër vendimin e OPEC+, të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të ulur prodhimin e naftës në dy milionë fuçi në ditë.

/abcnews.al

Lexo me shume