Bisedime intensive mes palëve, Bayerni përgatit rikthimin e madh

Arjen Robben u tërhoq nga futbolli në verën e vitit 2021. Holandezi “fluturues” luajti me klube si Bayern Munchen, Real Madrid, Chelsea, PSV dhe Groningen, ndërkohë që veshi 96 herë fanellën e kombëtares tulipane (37 gola).

Periudhën më të artë të karrierës i kaloi në Gjermani me Bayernin, ekip ku u kthye në legjendë duke fituar 20 trofe gjatë dhjetë viteve që luajti në Bavari. Shtypi gjerman shkruan se 38-vjeçari pritet të rikthehet në “Allianz Arena”.

Ish-sulmuesi anësor është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e rekordmenëve të futbollit gjerman, të cilët janë gati t’i ofrojnë një post drejtuesi në klub, duke ndihmuar në aspektin menaxherial me përvojën që ka grumbulluar.

Akoma nuk dihet me saktësi posti që do të marrë Robben, ndërkohë që te Bayerni kanë dëshirë të rikthejnë në fund të sezonit në klub edhe Franck Ribery, i cili njoftoi mbylljen e karrierës si futbollist dhe kalimin te stafi teknik i trajnerit Nicola te Salernitana.

Lexo me shume