Bledar Koka: Ligji për dosjet godet “bashkëpunëtorët” por jo “rekrutuesit”

Ligji për hapjen e dosjeve ka si qëllim të tij që të godasë ‘bashkëpunëtorët’ por nuk merret me ‘rekrutuesit’. Këto janë deklaratat e gazetarit Bledian Koka në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Sipas tij duhet analizuar qëllimi për të cilin po hapen këto dosje, e cila është dhe thembra e Akilit të ligjit, qëllimi për të cilin është bërë dhe fakti që ky ligj nuk është bërë për njerëzit.

Për gazetarin Bledian Koka ‘ligji godet vetëm bashkëpunëtorët e regjimit, dhe Z. Meta, dhe këta bashkëpunëtorë kanë pasur dhe disa rekrutues dhe këta nuk dalin fare në ligj. Madje logjika të thotë që shumë rekrutues të thonë që janë të partia tjetër e mazhorancës’.

Sipas tij ‘nuk është një ligj që kërkon të kurojë atë dramën e madhe të popullit shqiptar bëhet për interesa të momentit.

Për Bledar Kokën ‘Edi Rama e ka ditur gjithmonë që Z. Meta ka qenë një bashkëpunëtor, por madje ka bërë dhe marrëveshje me të’. Sipas tij kjo nismë nuk është e ndershme sidomos kur bëhet për qëllime elektorale, dhe të ndikimit të opinionit public dhe kur del tani ‘Taulant Balla që kur ishte 13 – 14 vjec këndonte këngë për Enver Hoxhën, dhe tani thotë që po bën ligjin për hapjen e dosjeve, kjo nuk është e ndershme dhe nuk është e pranueshme, dhe këtu qëndron perversiteti Iikëtij ligjit’.

‘Duhet parë se çfarë efikasiteti do të ketë ligji si dhe sa do të kurojë padrejtësitë, ka shumë problematika’, tha Koka.

Bashkimi i votave të Grupit Alibeaj me partinë e mazhorancës, për gazetarin Koka është një mesazh, që ne dëmtojmë vendin me bashkimin e votave me Z. Rama. /abcnews.al/

Lexo me shume