Blero konfirmon ndarjen nga Afrona

Prej kohësh kanë gëluar lajmet se Blero dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe pas shumë shmangieve, sot, Blero e konfirmoi vetë ndarjen (të paktën zyrtarisht), e cila ka ndodhur që në maj të këtij viti.

Ai, përmes një “letre” të postuar në Instastory, tregoi se është ndarë nga ish-bashkëshortja për arsye tërësisht personale dhe e konfirmoi lajmin, pasi ndihej në borxh ndaj ndjekësve dhe fansave.

.

“Letra” u drejtohej pikërisht familjarëve, miqve dhe gazetarëve dhe shkruhej: “Po e ndiej si detyrë morale dhe si borxh ndaj jush që t’ju drejtohem me anë të kësaj “letre”, apo këtij postimi, sepse po ndihem sikur ka disa muaj që ju kam ngelur borxh me një shpjegim/arsyetim.

Unë e kuptoj që me përgjegjësinë e të qenit pjesë e jetës publike, ka edhe pasoja, më kryesorja, ajo e mospasurit jetë private – jetë private kam, por për fatin tim të mirë, por jo dhe aq të mirë – e gjitha ka qenë super transparente, gjatë gjitë kohës që unë kam qenë pjesë e jetës publike.

Unë e kam të qartë se kur kam kërkuar mbështetjen tuaj për projektet e mia artistike-muzikore, në një formë krijohet përshtypja se edhe jeta ime private mund të bëhet pjesë e debatit. A pajtohem me këtë? Natyrisht që jo.

Aq më tepër që këto publikime (shpesh të paverifikuara paraprakisht), nuk më ndikojnë vetëm mua, por edhe familjen, miqtë dhe rrethin tim. A është normale që diçka e tillë të ndodhë? Absolutisht, po”, tha Blero, duke rrëfyer kështu edhe avantazhet dhe “të këqijat” që sjell fama.

“Të kthehem edhe një herë te fillimi i letrës, meqë do të jetë adresimi im i fundit lidhur me këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur në asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim, apo përdorim të imagjinatës”, u shpreh këngëtari.

.

“Pra, miq e dashamirës,

Lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.

Unë po ju drejtohem me një kërkesë, për herë të parë dhe të fundit, me shpresë se do të ketë mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky është vendim i cili na përket vetëm mua dhe Afronës, ndaj dëshiroj që ta mbajmë të tillë.

Do ta vlerësoja shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqënëse kjo vërtet do të jetë hera e fundit që unë do t’ju adresohem për këtë çështje.

Faleminderit nga zemra për kohën.

I juaji,

Blero”, përfundoi ai.


Lexo me shume