Blinken “ultimatum” Serbisë e Kosovës: Jo përshkallëzim, zgjidhni çështjen e targave!

Sa më shumë afrohet afati i 31 tetorit, aq më shumë shtohet shqetësimi i ndërkombëtarëve nga një përshkallëzim i ri i situatës në Kosovë.

Së fundi, në çështjen e targave është përfshirë dhe vetë sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që ta zgjidhin këtë ngërç në mënyrë paqësore.
E përditshmja amerikane ‘The Pavlovic’, kujtoi se javën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe homologu i tij evropian, Miroslav Lajçak zhvilluan bisedime në Kosovë e Serbi, por pa rezultate konkrete.

I pyetur lidhur me mesazhin e Sekretarit Blinken për Prishtinën dhe Beogradin, duke pasur parasysh se afati i 31 tetorit po afrohet me shpejtësi për ndërmjetësimin e marrëveshjes për targat, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, rikonfirmoi mbështetjen amerikane për bisedimet dypalëshe. “Mesazhi ynë për këtë ka qenë konsistent. Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh Price.
Ai nënvizoi se Blinken ka folur si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe me presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka kërkuar nga të dy një angazhim të vazhdueshëm për të siguruar paqe dhe stabilitet.
“Kjo është arsyeja përse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar për këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçic dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor, besoj se ishte. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqe e stabilitet në mbarë rajonin”– u shpreh Ned Price.
Price shtoi se ekziston shpresa që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vërtet, dhe kjo, brenda një periudhe jo më të papërcaktuar.

Top ChannelLexo me shume