Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të shqyrtojnë raportet nëse dronët iranianë po përdoren për të sulmuar Ukrainën, sipas një deklaratë të shefit të politikës së jashtme të BE-së, shkruan The Guardian.
Duke folur menjëherë pasi Kievi u godit nga një sërë sulmesh me dronë kamikaze të hënën në mëngjes, të cilat shkaktuan disa të plagosur dhe një viktimë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se “ne do të kërkojmë prova konkrete” për pjesëmarrjen e Iranit në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Një këshilltar i lartë presidencial ukrainas, Anton Gerashchenko , tha të hënën se Kievi ishte goditur nga “dronët iranianë”, duke shtuar se disa prej tyre ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Irani nga ana tjetër ka mohuar se ka furnizuar me dronë Rusinë.
Ndërkohë, ministrat e jashtëm të BE-së dukeshin të pakënaqur nga protestat e Iranit. 27 ministrat e jashtëm të BE-së pritet të miratojnë të hënën sanksionet kundër zyrtarëve iranianë të përfshirë në shtypjen brutale të protestuesve paqësorë, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini e cila u arrestua nga policia.
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë, në protestat më të mëdha të Iranit ndër vite, që kur Amini vdiq më 16 shtator.
Borrell tha se sanksionet e fundit kishin të bënin me represionin ndaj demonstruesve, duke shtuar se disktutimi rreth çështjes së dronëve do të vazhdojë.
/abcnews.al
br> br>Lexo me shume