Borrell kritikon ofensivën izraelite në Rafah_663a1f576c0a3.jpeg

Borrell kritikon ofensivën izraelite në Rafah

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell kritikoi sot avancimin e ushtrisë izraelite në qytetin, Rafah të Gazës.
“Kam frikë se kjo do të shkaktojë përsëri shumë viktima civile”, tha Borrell.
Ai vuri në dukje se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin kërkuar Izraelit të mos sulmonte Rafahun, ku shumë njerëz u vendosen aty pasi u larguan nga pjesë të tjera të Gazës.
“Përkundër këtij paralajmërimi dhe kësaj kërkese, sulmi filloi dje në mbrëmje”, u tha sot Borrell gazetarëve në Bruksel.
“Në Gazë jetojnë 600 000 fëmijë. Ata do të strehohen në të ashtuquajturat “zona të sigurta”. Nuk ka zonë të sigurt në Gazë”, tha Borrell.

Burimi