Borxhi publik në nivele të frikshme
Kategoria: Ekonomi
Publikuar nga: X.Tafa
  Koha për lexim: 2 Minuta

Borxhi publik në nivele të frikshme

Programi buxhetor afatmesëm ka zbardhur objektivat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të çuar borxhin publik drejt shifrës 59.9 për qind në vitin 2022 ndërkohë që thuhet se deri në fund të këtij viti pritet të arrijë 68.7 për qind. Por duket se të paktën për vitin 2019 parashikimi në program është dukshëm më i lartë sesa parashikimi që qeveria bëri në buxhetin 2019 kur priste që borxhi publik të ishte jo më shumë se 64.9 për qind. Pavarësisht përpjekjeve për të ulur borxhin ulja reale ka qenë gjithmonë më modeste sesa parashikimet e bëra në fillim vit.

Borxhi publik u kthye në shqetësim viteve të fundit pas kapërcimit të pragut 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto me një theks të vazhdueshëm nga institucionet ndërkombëtare për ta uluar atë përmes një rregulli fiskal pasi në rast krize apo shoku në ekonomi vendi ynë nuk kishte më hapësirë për huamarrje të re.

Ndihmuar nga politika monetare e Bankës së Shqipërisë huamarrja e re në tregun e brendshëm është bërë më e lirë viteve të fundit duke siguruar kështu përveç interesave edhe një maturitet më të gjatë. Nga ana tjetër emetimi i një Eurobondi 7 vjeçar në euro me një interes që qeveria e konsideron të leverdishëm vitin e shkruar duket se ka ulur disi presionin në shifrën e borxhit publik.
Shifrat zyrtare të mesvitit tregonin se borxhi publik i Shqipërisë ishte sa 63.03 për qind e Prodhimit të Brendshëm bruto në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti. Ministria e Financave raportoi se trajektorja rënëse e borxhit ka vijuar edhe në raport me fundin e marsit kur ky tregues ishte sa 63.6 për qind e PBB-së por borxhi rezulton më i ulët pasi llogaritet mbi bazën e PBB vjetore. Gjasat që të kemi një rritje të saj mbeten të hapura deri në fund të vitit, duke u varur drejtpërdrejt nga sjellja e qeverisë për të marrë borxh të ri.

I kthyer në vlerë borxhi në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti ishte 1.10 trilionë. Pjesa më e madhe e tij rezulton të jetë në monedhën kombëtare me rreth 575 miliardë lekë ndërsa 529 miliardë lekë është ai në monedhë të huaj. Ajo që vihet re në raport me një vit më parë është zgjerimi i huamarrjes në monedhë kombëtare kryesisht përmes instrumenteve të tilla si letrat me vlerë. Qeveria ka siguruar nga kreditorët vendas në total në stokun e saj të borxhit 610 miliardë lekë me një rritje prej 7.1 miliardë lekë më shumë se në fund të vitit të shkuar ndërkohë që pesha e kreditorëve të huaj në stokun total ka pësuar tkurrje.

Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë...
Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur...
Dëshira e shqiptarëve për të ikur është aq e lartë, saqë po ia kalojnë dhe dhe vendeve që janë në luftë apo në konflikte të thella...
Një aksident i rëndë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Mësohet se një automjet është përplasur me...
Krimet e Rënda kanë dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Petrit Dukin, i cili çau kordonin e policisë me makinë në Shkozë,...
Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka plagosur një 28-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në “Fushë-Mëzez”,...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Së fundmi, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Dje një tjetër e mori çmimin NOBEL – për Letërsinë përsëri Ismail Kadare do të qëndrojë në pritje të çmimit Qarkullojnë...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me...
Sopranoja Merita Sokoli … përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat…...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram. Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull Më poshtë do të lexoni për disa...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...