Bota e futbollit me sytë nga “El Classico”, Real-Barça sfidohen për kreun

Spanja ndizet për El Clasicon. Reali i Madridit dhe Barcelona, rinovojnë rivalitetin e përjetshëm me një akt të ri që premton shkëndija. “Los Blancos” dhe “Blaugranat” ndajnë kryesimin e La Ligas, dhe një fitore mund të rezultojë vendimtare për sa i përket kampionatit.

Gjithsesi duket se pas mesjavës së Champions, është Xavi ai që ka nevojë më shumë për një fitore se sa Carlo Ancelotti. Joan Laporta mbështeti publikisht trajnerin pas barazimit me Interin, por mesazhi ishte i qartë: Barcelona duhet të përqendrohet te fitimi i titullit. Kjo përkthehet në synimin për të pronësuar kryesimin, me 3 pikë diferencë duke triumfuar në shtëpinë e rivalëve të mëdhenj për të dytin vit radhazi.

Nëse ja dalin, Xavi do të jepte mesazhin se nuk është një trajner i ri dhe naiv siç u portretizua në disa media pas barazimit me Interin. Diçka është e qartë, ai do të përpiqet të mposhte Realin pa Gerard Pique. Veterani spanjoll u fajësua për barazimin me Interin dhe me shumë mundësi do të lihet jashtë, me Jules Kounde që kthehet nga dëmtimi për të bërë partnerin e Eric Garcia në qendër të mbrojtjes.

Barcelona nuk mund të shënjestrojë Pique për barazimin në mesjavë dhe pastaj ta hedhë sërish në fushë. Beteja që vazhdon mes klubit dhe 3 senatorëve, Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba është evidente.

Xavi ka trashëguar një situatë të vështirë me veteranët. Teksa Reali i Madridit ju tregon lojtarëve të mëdhenj derën para se të nisin të bëhen hija e vetvetes, raste si Casemiro apo Cristiano Ronaldo që u shitën për rreth 170 milionë euro, Barcelona ende po përpiqet të bindë Jordi Alba dhe Pique të largohen në fund të sezonit, në mënyrë që klubi të mos ti paguajë deri në 2024.

Kounde mund të mos jetë në 100 % por ka ritmin natyral për të ndihmuar Barcelonën që të luajë me linjën e mbrojtjes lart, siç dëshirojnë. Mungesa e Hector Bellerin në të djathtë do të thotë se Barçës i duhet të vendosin një lojtar të majtë në këtë krah. Rol për të cilin mund të përdoret Alex Balde që do të përballet me Vinicius.

Nëse Barcelona tregon formën mbrojtëse që ka treguar në kampionat, ku kanë pësuar vetëm një gol, dhe jo atë të Championsit ku kanë vuajtur si me Bayernin e Mynihut ashtu dhe me Interin, atëherë katalanasit do të kenë shanse më të mira.

Një pjesë e mirë e meritave për mbrojtjen në kampionat i takon formës spektakolare të Marc Andre Ter Stegen, që është kthyer në nivelin e tij më të mirë. Në krahun tjetër, vështirë se në portë do të jetë Thibaout Courtois, i cili dhe të premten shfaqi probleme me nervin shiatik,. që e kanë detyruar të mungojë në 4 ndeshjet e fundit të Realit.

Andriy Lunin ka bërë mirë në vend të tij, dhe pse ka një diferencë të madhe në klas, dhe mungesa e Courtois mund të ndihet në një ndeshje të madhe si kjo. Mungesa e Courtois i rrit shpresat Barcelonës për një ndeshje që vlen shumë për ta. Në kontrast me Barcelonën, te Reali vijnë në këtë përballje me më shumë vetëbesim dhe qetësi.

Kjo u bë e qartë pas raportimeve për Kylian Mbappe në mesjavë. Kampionët e Europës dhe të Spanjës nuk janë të interesuar për francezin që kërkon tani largimin nga Parisi dhe diçka e tillë nuk është çudi. Nëse Reali do të kishte firmosur me Mbappe në verë, Vinicius do t’i duhej të ndryshonte krah, Rodrygo që është në formë nuk do të kishte minuta dhe nuk do të ishte blerë Auerelien Tchouameni. Ndonjëherë kur nuk merr atë që do është diçka e mirë.

Kalendari

Lexo me shume