Brat Pitt për divorcin me Angelina Jolie: Nga mjerimi i ndarjes, erdhi një “shkëndijë” gëzimi

Ndërsa përballet me probleme të jetës personale, Brad Pitt ka gjetur një rrugëdalje në një lloj tjetër arti. Në një intervistë për Financial Times, aktori ka folur për dashurinë e tij ndërsa nuk ka munguar të bëjë një referencë indirekte për problemet me të cilat po përballet pas divorcit me Angelina Jolie.

Aktori iu referua skulpturave që ai krijoi, të cilat janë ekspozuar së bashku me punën e miqve të tij, muzikantit australian Nick Cave dhe artistit pamor Thomas Housego, në një ekspozitë në Muzeun e Artit Sara Hildén në Tampere, Finlandë. “Pakënaqësia jonë e ndërsjellë u bë qesharake”, tha aktori.

“Dhe nga ajo pakënaqësi erdhi një shkëndijë gëzimi në jetën time. Gjithmonë kam dashur të bëhem skulptor, gjithmonë doja ta provoja. Ka të bëjë me vetë-reflektimin. Kam parë jetën time dhe jam fokusuar në gjetjen e asaj ku kam gabuar: ku kam qenë bashkëpunëtor në dështimet e marrëdhënieve.

Kujtojmë që Pitt ka qenë në një betejë të ashpër ligjore me nënën e fëmijëve të tij edhe pas përfundimit të divorcit. Dyshja, që dikur ishin një ndër çiftet ikonike hollivudian, janë përplasur shpesh për fëmijët. Jolie e ka akuzuar atë për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

/abcnews.al

Lexo me shume