Brendan Fraser, kundër ‘The Mummy’ me Tom Cruise

Brendan Fraser ka deklaruar së fundmi se do donte të  ripërsëriste rolin e tij si Rick O’Connell.

Ndërsa ai nuk e “di se si do të funksiononte”, në vetvete, aktori  i tha Variety se “do të ishte gati, nëse dikush do të vinte me skenarin e duhur.

Duke prekur vazhdimin e “The Mummy” me Tom Cruise,Brandon Fraser pranoi se “është e vështirë ta bësh atë film”. Aktori  deklaroi se versionit të Cruise “i mungonte” “argëtimi” i trilogjisë së tij, ku luajti së bashku me Rachel Weisz.

“Ishte më shumë një film horror” tha Fraser për filmin e vitit 2017. “Mumja duhet të jetë një udhëtim emocionues, por jo i frikshëm. Megjithatë ,unë e di se sa e vështirë është ta bësh atë,” shtoi ai.

Në fillim të këtij viti, Alex Kurtzman, i cili drejtoi filmin e vitit 2017, zbuloi se e sheh vazhdimin  si “Dështimi më i madh i jetës sime. Si personalisht ashtu edhe profesionalisht”.

“Unë mendoj  se mësoni gjithçka nga dështimet tuaja,” tha Kurtzman,, gjatë një paraqitjeje në podkastin Bingeworthy të The Playlist.  “Nuk u bëra regjisor derisa e bëra atë film, dhe jo sepse ishte mirë i drejtuar, por sepse nuk ishte,” tha regjisori. “Unë nuk do të kisha kuptuar shumë nga gjërat që kuptoj tani për atë që do të thotë të jesh regjisor nëse nuk do të kisha kaluar nëpër atë përvojë.”

Filmi, thuhet se i kushtoi Universal Studios afër 95 milionë dollarë. IndieWire e quajti atë “filmin më të keq të Tom Cruise ndonjëherë”./Lapsi.al

Lexo me shume