Britania dështon të dëbojë azilkërkuesit në Ruandë

Linja ajrore për të dërguar azilkërkuesit tërhiqet nga skema pasi Gjykata Europiane anuloi deportimin e emigrantëve

Një linjë ajrore charter e mandatuar për të larguar azilkërkuesit drejt Ruandës të cilët kërkonin strehim në Mbretërinë e Bashkuar është tërhequr nga skema pas presionit nga aktivistët.

Avioni i kompanisë Privilege Style ka tentuar fillimisht të dërgojë azilkërkuesit në vendin e Afrikës lindore në Qershor, por u ndalua të ngrihej në fluturim në momentin e fundit, prej një urdhri të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Më 14 Qershor do të bëhej edhe fluturimi i parë për të dërguar refugjatët por Gjykata Europiane anuloi deportimin drejt Ruandës. Mes tyre ndodhej edhe një shqiptar 26-vjeçar i cili deklaroi se ishte viktimë e trafikimit.

Kompania me bazë në Mallorca po bëhej e njohur me sloganin “linja e shpresës së fundit”, për gatishmërinë e saj për të deportuar refugjatët, kur të tjerat kishin refuzuar. Britania kishte nënshkruar një marrëveshje prej 120 milionë Paund me qeverinë e Ruandës në Prill për të pritur azilkërkuesit e saj që janë shtuar shumë së fundmi prej kalimeve ilegale me gomone nga ngushtica me Francën.

Në një letër drejtuar organizatës bamirëse Freedom from Torture, e cila ka udhëhequr fushatën nën hashtagun #StopTheFlights, Privilege Style ka deklaruar se nuk do të kryejë fluturime për në Ruanda në të ardhmen. Kjo kompani u kritikua nga organizatat e të drejtave të njeriut për shkak të historisë së Ruandës si një shtet autoritar që burgos, torturon dhe vret vazhdimisht kundërshtarë të dyshuar politikë. Javën e kaluar, aktivistët nga Liria nga Tortura i dhanë firmës çmimin “linja ajrore më e keqe e vitit”.

Liz Truss, Kryeministrja në largim, ishte zotuar të vazhdonte dëbimin. Kandidatët që konsiderojnë të marrin lidershpin për të qenë kryeministër, përfshirë Rishi Sunak, Penny Mordaunt dhe Boris Johnson, pritet të mbështesin dëbimet. Muajin e kaluar, një raport i detajuar nga shoqata bamirëse Medical Justice zbuloi se disa azilkërkues nga Ruanda mund të jenë torturuar ose trafikuar në Britaninë e Madhe.

Klan News

Lexo me shume