“Britania dikur quhej Albany”, Sazan Guri shpjegon pse shqiponja dykrenare nuk është simbol bizantin

Sazan Guri ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për librin më të ri, në të cilin shpjegon se shqiponja dy krenare nuk është simbol bizantin. Ai pretendon të kundërtën e asaj që thuhet sot për flamurin shqiptar. Siç theksoi ai gjatë intervistës, dhe Britania dikur quhej Albany.

“Një studiues më tha se shqiponja është bizantine, nuk është e jona. Besoja se shqiponja që mbajnë shqiptarët, që e kanë dhe shumë kombe të tjera, në organik e ka vetëm shqiptari të përcjellë nga 10 mijë vjet. Shqiponja ishte emblemë e Kastriotëve në 1400.”, tha ai duke shtuar më pas:

“Skënderbeu e mori nga familja e Kastriotëve, dhe që e kishte çdo principatë shqiptare, me dy krena apo një krenë te shteti i Arbërit në 1100.  Flamuri i Skënderbeut quhet i pesti për nga radhitja, janë danezët, austriakët dhe skocezët para vitit 1900. Mirëpo, skocezët janë Albany.

Skocia dhe Albanya janë një popull, komb. Janë të ngjashme në flamur, fustanellë dhe gajde. Në libër interpretohet se si Skocia quhej Albany deri në 1700.  E gjithë Britania quhej Albany deri në 1500. Kur vete te flamuri i parë skocez, vete te 500 te Kodi i Justinianit.

Shqiponja u shfaq te skocezët në 900, te Kodi i Justinianit në 550.”, thotë mes të tjerash ai duke shtuar se nuk ka të bëjë me atë që thuhet nëpër libra për historinë e flamurit shqiptar. Por çfarë simbolizojnë dy krenat sipas tij?

“Është besimi diellor dhe hënor. Të dyja bëjnë atë që lindi shqiponja me dy krena, Është forca e diturisë, është ditë natë, diell dhe hënë. E kuqja dhe zeza, e ngrohta dhe e ftohta. Prandaj dhe shumica e principatave e kishin me dy krena.”, tha ai. /abcnews.al

Lexo me shume