Nga ana tjetër, IFS vlerësoi se Britania ka humbur pothuajse tërësisht periudhën e rritjes botërore që nga viti 2016, me prodhim rreth 60 miliardë sterlina më të ulët se sa do të kishte qenë nëse votuesit e referendumit zgjidhnin të qëndronin në BE. Madje, një vonesë e mëtejshme e BREXIT-it do të zgjaste edhe më tepër pasigurinë që ka goditur investimet dhe rritjen.

Aktualisht duket se vendi është në rrugën për të thyer rregullin kryesor fiskal, i cili kërkon që huamarrja strukturore të jetë më pak se 2 për qind e prodhimit të Brendshëm Bruto në vitet 2020-2021. Një stimul fiskal për të ndihmuar ekonominë t’ia dalë pas një BREXIT-i pa marrëveshje, do të bënte që borxhet të rriteshin në gati 90 për qind të të ardhurave kombëtare për herë të parë që nga mesi i viteve 1960, duke rritur mundësinë e shkurtimeve të mprehta të shpenzimeve në vitet e ardhshme.

Pyetur rreth kësaj situate, kryeministri Johnson është shprehur se, “stimujt duhet të jenë shqyrtuar me kujdes dhe të përkohshëm. Një ekonomi që rezulton më e vogël nga sa pritej, mund të mbështesë më pak shpenzime publike se sa pritej, jo më shumë”. /Telegrafi/