Britania: Perëndimit nuk do t’i mbarojnë kurrë armët për Ukrainën

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, tha se nuk ekziston rreziku që aleatëve perëndimorë t’i mbarojnë armët për të mbështetur Ukrainën sipas BBC.

Ai tha se “ndryshe nga Rusia, e cila tashmë është izoluar”, Perëndimi mund “të rinovojë ose  të prodhojë një zinxhir të ri furnizimi, gjë që ne po bëjmë tani”, tha ai.

I pyetur se si do të përgjigjet NATO nëse Rusia do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, Wallace tha se nuk do të spekulonte, por shtoi se anëtarët e aleancës së mbrojtjes do të takohen për të siguruar mbrojtjen e Ukrainës.

/abcnews.al

Lexo me shume