“Broja shumë i fortë”, Bajrami bën “shkesin” në Serie A, flet edhe për Asllanin (VIDEO)

Nedim Bajrami, pas një fillim sezoni jo pozitiv, është rikthyer sërish të bëjë protagonistin tek Empoli. Fantazisti kuqezi realizoi një super dol dy javë më parë përballë Milan, por nuk dëshiron të ndalet këtu. Në një intervistë për DAZN, Bajrami ka fiksuar objektivat e tij sezonal ndërsa ka folur edhe për dy shokët e tij në përfaqësuese, Kristjan Asllani dhe Armando Brojan:

“Më pëlqen të shënoj, apo të dhurojë asiste. Vitin e shkuar realizova 6 gola dhe 8 asiste, këtë vit duhet të bëj minimalisht 7 gola, ose më shumë, do të provojë të arrij në kuotën e 10 golave. Goli kundër Milan më pëlqeu shumë.

Asllani? Te ne bëri shumë mirë, është një djalosh i përulur, takohemi kur luajmë me përfaqësuesen, jam i lumtur që bëri një hap të tillë. Dëgjohemi thuajse çdo ditë, flasim jo vetëm për futboll. Idhulli im në futboll është Zidane, ka qenë shumë i fortë, një fenomen. Deri më tani nuk kam kërkuar të shkëmbej fanella me dikë, nëse më duhet të zgjedh, them Dybala. Nga shokët e mijë në përfaqësuese ekipeve në Serie A do t’i këshilloja Brojën, është shumë i fortë”, u shpreh ndër të tjera Nedim Bajrami për DAZN.
(BalkanWeb)

Lexo me shume