Burri kafshon qenin e policisë

Një burrë ka kafshuar qenin e shërbimit në Ginsheim-Gustavsburg, Gjermani.

Mediet në vend raportojnë se personi në fjalë është arrestuar, për mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe kafshim të një qeni shërbimi.

Por si ndodhi ngjarja?

Policia gjermane mori pak pas mesnate mbrëmë një telefonatë për një sherr mes dy burrash dhe një gruaje në qytetin perëndimor të Ginsheim-Gustavsburg.

Me të mbërritur në vendngjarje policët kanë tentuar të arrestojnë personat, pasi sherri po agravonte në dhunë.

Por rezistenca e tyre ishte e madhe.

Sipas policisë njëri nga dy burrat e arrestuar ka kafshuar qenin e shërbimit pasi ka tentuar t’i shpëtojë prangave, ndërsa 35-vjeçarja ka goditur me grusht në fytyrë një polic dhe e ka plagosur.

Të tre u morën në paraburgim dhe kaluan pjesën tjetër të natës në burg./abcnews.al/

Lexo me shume