Bushati: Fjalimi i Ramës në KiE, në vendin e duhur e kohën e duhur! Këlliçi: Shfaqje e shëmtuar

Për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati fjalimi që mbajti kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës, nga pikëpamja politike dhe strategjike ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Bushati kujtoi se sa i përket politikës së jashtme, Shqipëria gjithnjë ka në fokus në çdo takim që mbahet jashtë vendit njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucione të rëndësishme evropiane.

“Kryeministri i Shqipërisë foli më shumë për Kosovën në vendin ku duhet për të drejtat e njeriut. Tha ca të vërteta dhe kërkoi që çlirimtarët të njihen si të tillë.”

Kurse, deputeti demokrat Belin Këlliçi tha se nuk kritikon thelbin e fjalimit, por mënyrën sesi kryeministri u soll në atë sallë. Sipas tij, refuzimi i ftesës për në darkën e organizuar nga delegacioni shqiptar, ishte tregues që gjërat nuk shkuan mirë.

“Nuk kritikova thelbin, dhe fjalën e kryeministrit në Asamble kam kritituar sjelljën, qasjen, arrogancën dhe shfaqjen e shëmtuar që dha.” /abcnews.al/

Lexo me shume