Buxheti, 5.8 miliardë euro/ Rriten shpenzimet për ilaçe, shkolla, rrugë dhe mbrojtje kibernetike

Qeveria ka parashikuar një plan ambicioz shpenzimesh buxhetore prej 5.8 miliardë euro për vitin 2023.

Prioritet janë sërish investimet publike me një nivel të lartë shpenzimesh, por paratë pritet të orientohen edhe në rritjen e sigurisë kibernetike, si dhe mbështetjen e sektorëve të tjerë.
Por, si ndahen paratë për ministritë e linjës dhe institucionet e tjera? Pjesën më të madhe të tortës e rrëmben ministria e Shëndetësisë me 78 miliardë lekë, një buxhet i rritur për këtë dikaster krahasuar me rishikimin e fundit të buxhetit 2022.
Prioritetet e shëndetësisë janë financimi i shërbimeve shëndetësore, investimet në këtë sektor, rimbursimi i barnave për mesatarisht 400 mijë pacientë në vit përgjatë periudhës 2023-2025, si dhe politikat e përkujdesit social me skemat e ndihmës ekonomike për kategori të caktuara.
Pas saj me buxhetin më të madh vjen ministria e Financave me 67.5 miliardë lekë të alokuara. Më shumë para janë akorduar edhe për arsimin që për vitin e ardhshëm shpenzimet totale arrijnë në 47.1 mld lekë.

Ndërkohë rritjen më të madhe të fondeve buxhetore e ka marrë Infrastruktura me 9.4 miliardë lekë më shumë duke e çuar totalin e shpenzimeve në 54.7 miliardë lekë si dhe Ministria e Mbrojtjes me një rritje prej 10.4 miliardë lekë duke bërë që shpenzimet për këtë dikaster të arrijnë në 40.2 miliardë lekë.
Shpenzimet e larta për Mbrojtjen parashikojnë vijimin e reformave në kryerjen e investimeve dhe rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura, përballimin e krizave dhe emergjencave civile si dhe angazhimin në kuadër të NATO-s . vëemdnje të shtuar pas sulmeve kibernetike pritet ti kushtohet edhe modernizimit të pajisjeve dhe sulmeve kibernetike.
Sa i përket investimeve në Infrastrukturë buxheti do të orientohet te zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare, përfundimi i projekteve të nisura infrastrukturore, nisja e punimeve për investime të reja. Me prioritet shihet edhe diversifikimi I burimeve të energjisë një domosdoshmëri në këtë krizë energjetike, si dhe investimet në rrjetet e ujësjellës kanalizimeve. Më rëndësi sa i përket transportit detar janë ndërtimi i Portit të Ri të Durrësit si dhe koncesionit të Triportit Vlorë.
Pjesa tjetër e shpenzimeve ndahet mes ministrive të tjera dhe institucioneve buxhetore ku vihet re një rritje e lehtë e fondeve për arsimin, bujqësinë, drejtësinë duke vënë fokusin te funksionalizimi i organeve të reja të drejtësisë.

Top ChannelLexo me shume