Buxheti për vitin e ardhshëm, Topalli: Është si të shkosh në dyqan pa lekë në xhep

Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me diskutimin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkroi në historinë e parlamentarizmit shqiptar të këtyre tre dekadave nuk ka ndodhur kurrë, që parlamenti të diskutojë buxhetin e shtetit pa pasur paketën fiskale.

“Ne Kuvend ne fillim paraqitet paketa fiskale, diskutohet dhe miratohet (edhe me ndryshime) kjo, pastaj fillon shqyrtimi i projektligjit te buxhetit te shtetit. E kunderta eshte gjeja me absurde dhe qesharake qe mund te imagjinohet. Eshte njelloj sikur te shkosh ne dyqan me ble pa asnje leke ne xhep”, shkruan Topalli.

Postim i plotë i Jozefina Topallit: 

Skandal! Ne historinë e parlamentarizmit shqiptar te ketyre 3 dekadave nuk ka ndodhur kurre , qe ky institucion te diskutoje per buxhetin e shtetit pa pasur paketen fiskale. Ne Kuvend ne fillim paraqitet paketa fiskale, diskutohet dhe miratohet (edhe me ndryshime) kjo, pastaj fillon shqyrtimi i projektligjit te buxhetit te shtetit. E kunderta eshte gjeja me absurde dhe qesharake qe mund te imagjinohet.
Eshte njelloj sikur te shkosh ne dyqan me ble pa asnje leke ne xhep.

Tallja me institucionin e parlamentit eshte turpi i vete maxhorances, eshte te fyesh dinjitetin e cdo deputeti ne Kuvend e mbi te gjitha eshte te luash me cdo qytetar shqiptar. Kur pastaj e din se per shkak te korrupsionit te cmendur , te krizes se cmimeve, te cmimeve te transportit, te renies te fuqise blerese, te rritjes se inflacionit stresi i cdo familje shqiptare eshte rritur si kurre me pare ne tre dekada, kjo pastaj merr emrin pa shpirtesi!

Arroganca ne raport me shtetin, me pasigurine e qytetareve tuaj, me zbrazjen e vendit ka nevoje vetem per nje pergjigje:- Ndryshim! Rasti i fundit eshte rasti exemplar i rrezimit te parlamentarzmit ku, mbeshtetet Republika jone! Deputetet, qe mbrojne kete absurd do te rregjistrohen ne historine e parlamentit si turpi i tij! Kjo qeveri duhet larguar!

Lexo me shume