Cassano i ashpër me Ronaldon: Ai nuk ka më lidhje me futbollin!

Ish-lojtari italian Antonio Cassano është treguar shumë i ashpër në fjalët e tij për Cristiano Ronaldon.

Largimi përpara mbylljes së ndeshjes së Manchester United me Tottenham bëri që klubi ta përjashtonte portugezin për ndeshjen ndaj Chelsea-t.

Duke folur për  këtë situatë, Cassano ka folur rreptë për sulmuesin e “Djajve të Kuq”.

“Duhet të kesh dashuri për veten dhe dinjitetin për të thënë ‘kam mbaruar’. Agjenti i tij dhe ata që e rrethojnë e motivojnë, por nuk e kanë kuptuar që 3-4 vjet ai s’është në top-formë. Këtë verë ai duhej të thoshte ‘Ok, unë do të shkoj te Sporting, do shkoj në Kupën e Botës dhe aty e mbyll’, por në vend të kësaj ai ka vënë në vështirësi Manchester United, klubin me të cilin bëri histori. Ai mund të shkojë në Amerikë , Kinë, Dubai. Ai nuk ka asnjë lidhje më me futbollin”-tha Cassano.

Lexo me shume