Çekia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri i Çekisë, Vit Rakusan, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave.

Rakusan, që është edhe ministër i Brendshëm i Çekisë, ka pritur në takim në Pragë ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Ministri Rakusan përgëzoi institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

/Express/

Lexo me shume