Çfarë do të ndodhë nëse Mbreti Charles sëmuret?

Pas diskutimeve në Dhomën e Lordëve, janë vënë në zbatim plane në rast se Mbreti Charles III sëmuret dhe nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij mbretërore për një periudhë. Sipas planeve, disa anëtarë të familjes mbretërore do ta zëvendësojnë atë në detyrat e tij nëse sëmuret ose është larg për një udhëtim jashtë vendit. Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar monarkun janë Princi William, Princi Harry, Princi Andrew dhe Princesha Beatrice.

Por fakti që Princi Harry tani jeton në Kaliforni dhe Princi Andrew ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore, ka vënë sërish në tavolinë emrat e Princeshës Anne dhe Princit Edward. Prandaj është e mundur që ne t’i shohim ata të zëvendësojnë Mbretin Charles III.

Mbreti Charles III: Kush do ta zëvendësojë atë në rast se është në turne ose sëmuret në detyrë?

Çështja e zëvendësimit të mbretit u ngrit në Dhomën e Lordëve të hënën e kaluar. “A nuk është koha që qeveria t’i drejtohet mbretit për të parë nëse mund të bëhet një ndryshim i arsyeshëm në Aktin e Regjencës?” , ishte pyetja e bërë, duke qenë se Harry dhe Andrew nuk do të mund të zëvendësonin mbretin.

Është paraqitur gjithashtu një propozim për të rritur numrin e anëtarëve që mund të zëvendësojnë Mbretin Charles përpara se ai të nisë turne në distanca të gjata me gruan e tij, Camilla, në vitin 2023, të cilat mund të përkojnë me turnetë e Princit dhe Princeshës së Uellsit./abcnews.al

Lexo me shume