Çfarë e lidh Kate Middleton me Antarktidën

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka pasur gjithmonë një anë aventureske dhe këtë e ka treguar me lëvizjen e saj të fundit.

Princesha është bërë mbrojtësja e ekspeditës së Preet Chandrit në Antarktidë, pasi Preet synon të bëhet gruaja e parë që kalon Antarktidën pa mbikëqyrje. Vitin e kaluar, Preet u bë me sukses gruaja e parë me ngjyrë që udhëtoi në Polin e Jugut, duke përfunduar udhëtimin vetëm dy ditë para rekordit të Joanna Davidson prej 38 ditësh.

Kate Middleton është e lumtur dhe e mbështet plotësisht Preet Chandrin, dhe për udhëtimin e saj, Preet do të ketë 120 kg sende dhe temperatura e fytyrës do të jetë prej -50 C. Udhëtimi i saj do të fillojë në nëntor dhe do të synojë ta përfundojë atë brenda 75 ditëve.

Duke folur për Kate Middleton, Preet Chandri tha: “Qëllimi im për këtë mision ka qenë gjithmonë të frymëzoj njerëzit që të shtyjnë kufijtë e tyre. Unë dua t’i bëj njerëzit të besojnë se asgjë nuk është e pamundur. Është një privilegj absolut të kesh princeshën e Uellsit si patronazhiste.’/abcnews.al

 

Lexo me shume