Çfarë loje po luajnë Putin dhe Lukashenko? Trupat ruse mbërrijnë së shpejti në Bjellorusi

Bjellorusia ka thënë se trupat ruse së shpejti do të mbërrijnë për të marrë pjesë në një grupim rajonal të forcave për të mbrojtur kufijtë e saj.

“Trupat nga komponenti rus i Grupimit Rajonal të Forcave do të fillojnë të mbërrijnë në Bjellorusi në ditët e ardhshme”, tha Ministria e Mbrojtjes e Minskut.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha në fillim të kësaj jave se trupat e tij do të vendosen me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi. /abcnews.al

Lexo me shume