Çfarë për ndodh me hetimet për rastin e Lear Kurtit? Çollaku: Prokuroria është e frikësuar nga Ardi Veliu

Vdekja e të riut Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat ka ngritur një hije dyshimi dhe mosbesimi ndaj institucionit të Policisë së Shtetit.

Gazetari Basir Çollaku ka vënë në dukje rolin e prokurorisë në emisionin “Log”, ndërsa shtoi se ky institucion është i frikësuar nga drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

“Kur institucionet duan të fshehin një gjë u hedhin mediave ushqim për pula. Konsidrohet informacion periferik për çafrë ka ndodhur. Kur një prokurori është e fortë e shoh policinë më punëtore, kur një polici është autoritare kemi një prokurori më të fjetur, ky është rasti. Në rastin e Rashës kishim një vendim qeverie ku cilësohej aksident. Ka VKM ku thuhet aksidenti ku Rasha humbi jetën. Ardi Veliu ka ardhur si drejtor policie në formë tjetër. Ardi Veliu është Edi Rama i veshur polic. Unë shoh një prokuror të frikësuar nga drejtuesi i AMP. Kush i ka marrë kamerat?”, tha Çollaku.

Ndërkohë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi se Ardi Veliu është telefonuar nga gazetarët që i kanë kërkuar pamje të shoqërimit të Lear Kurtit, për të shuar edhe dyshimet, por ai u ka thënë se ato janë në kasafortë.

“Ditën e  shtunë disa gazetarë kanë marrëv në telefon Ardi Veliun dhe kanë kërkuar disa pamje që t’i bëjnë publike. Përgjigja e tij ka qenë: ato janë në kasafortë dhe nuk do t’ju jepen”, tha eksperti. /abcnews.al

 

 

Lexo me shume