Champions/ finalja e parakohëshme Real-City e Vinicius vs Haaland: Bayern pa tifozë sfidon Arsenal_6639fb2af028e.jpeg

Champions/ finalja e parakohëshme Real-City e Vinicius vs Haaland: Bayern pa tifozë sfidon Arsenal

Spektakli i Champions League fillon sërish me Real Madrid-Manchester City, më të mirët e më të mirëve. Një shfaqje e dyfishtë që tashmë në çerekfinale mban aromën e një finaleje të parakohëshme me shumë kampionë në fushë dhe dy në pankina: Ancelotti dhe Guardiola. Futboll i madh në mbrëmjen e të martës, kur armiqtë e njohur të ribashkohen para një atmosfere elektrizuese në Emirates, teksa Arsenal dhe Bayern Munich shkojnë ballë për ballë në ndeshjen e parë të çerekfinales së tyre.
REAL MADRID – MANCHESTER CITY
Një ndeshje e madhe e pasuruar nga sfida e golit mes Haaland dhe Vinicius, që do të mbajë të mbërthyer pas ekranit miliona tifozë në të gjithë botën. Për Ancelotti, përballja e fundit me Man City daton në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions të vitit të kaluar dhe është ende një plagë e hapur. Një nga humbjet e rralla të Real Madridit me Ancelottin në pankinë. Një 4-0 për të cilën spanjollët do të donin ta “hakmerreshin” sa më parë. Nëse Guardiola dhe Haaland do ta lejojnë, natyrisht.
Blancos dhe Citizens mbërrijnë në eventin e madh me situata të ndryshme në shtëpi. Real dominon La Liga, ndërsa City është i angazhuar në një sprint spektakolar me Arsenal dhe Liverpool në Premier League dhe është në gjysmëfinale të FA Cup. Real arriti në çerekfinale të Champions League me dominim të plotë në Grupin C (gjashtë fitore në po aq ndeshje). Pastaj erdhi kapërcimi i pengesës Leipzig në raundin e 1/8 (fitore jashtë e barazim në Bernabeu). Edhe më mirë ia doli City, i cili deri më tani në këtë edicion të Champions League ka mundur vetëm të fitojë duke dominuar Grupin G dhe më pas duke eliminuar Kopenhagen në 1/8 me një dopio 3-1.
Ndërsa për protagonistët në fushë, Real-City premton shkëndija, lojëra spektakolare dhe emocione të mëdha. Të gjithë me qëndrime dhe stile të ndryshme. Ancelotti duhet të bashkojë në mesfushë Valverde, Camavinga e Kroos, me Bellingham që mbështet Vinicius dhe Rodrygo. Guardiola, nga ana tjetër, mund të mbështetet te Rodri dhe Kovacic si regjist për të ndezur Foden, De Bruyne dhe Grealish pas Haaland.
FORMACIONET E MUNDSHËM
Real Madrid:Lunin; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Bellingham; Vinicius Jr, Rodrygo
Manchester City:Ederson; Lewis, Stones, Dias, Akanji; Silva, Rodri, De Bruyne; Doku, Haaland, Foden
ARSENAL BAYERN MUNICH
Pavarësisht se pranoi se “vuajti” nga fundi në triumfin e Arsenal ndaj Brighton në fundjavë, Bukayo Saka – që luajti pak më shumë se një orë në Amex – hodhi poshtë shqetësimet për një çështje lodhje dhe pritet të rreshtohet që nga fillimi. Si rezultat, vetëm Jurrien Timber – ende në rrugën e duhur për t’u rikthyer para përfundimit të sezonit – duhet të qëndrojë jashtë për Arsenal. Në anën tjetër, Declan Rice dhe Kai Havertz do të kujdesen të mos ndëshkohen, për të mos munguar në ndeshjen e dytë në Allianz Arena. Hipotetika e kartonit të verdhë nuk duhet t’i kalojë mendjen tekniku Arteta, por disa ndryshime në të majtë mund të shohin Gabriel Martinelli dhe Takehiro Tomiyasu të rikthehen në formacion për ndeshjen më të madhe të Arsenal.
Lexo më tej: Bayern Munich, ultimatum për Tuchel: nëse humbet me Arsenal, gati Klose
Bayern mund të thërrasë edhe një herë Dayot Upamecano, i cili u detyrua të humbasë ndeshjen e dytë kundër Lazios, i ndëshkuar me të kuqe në humbjen 1-0 të bavarezëve në transfertë. Infermieria ishte plot deri para fundjavës, pasi të gjithë Manuel Neuer (ijë), Kingsley Coman (kofshë), Leroy Sane (ijë), Noussair Mazraoui (sëmundje) dhe Aleksandar Pavlovic (sëmundje) ishin jashtë në humbjen me Heidenheim, e vështirë se mund të bëhen gati. Gjithsesi, Gabriel Marusic, Tarek Buchmann, Bouna Sarr, Sacha Boey dhe Noel Aseko (kavilje) do të mungojnë për vizitorët, të cilët të paktën kanë Kane në formë dhe ish-sulmuesi i Tottenhamit kërkon të shtojë 14 golat e tij nga 19 përballje të mëparshme me Arsenal.
FORMACIONET E MUNDSHËM
Arsenal:
Raya; White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Havertz, Martinelli
Bayern Munich:
Neuer; Kimmich, Upamecano, Kim, Davies; Goretzka, Laimer; Sane, Musiala, Gnabry; Kane

Burimi