Champions i buzëqesh Italisë: surpriza e madhe është Portugalia, dështim tronditës i Spanjës

Dy ditë Champions League që i buzëqeshin Italisë. Me përjashtim të dështimit të Juventus, Milani, Interi dhe Napoli kanë fituar duke bindur. Skuadrat e Inzaghi dhe Spalletti kanë marrë tashmë kalimin për në turin e dytë, ndërsa Pioli duhet të marrë një pikë në ndeshjen e fundit në shtëpi me Salzburg. Synimi, më se real, është futja e tre skuadrave në 16 më të mirat e kompeticionit. Lajm shumë i mirë për renditjen e UEFA-s. Napoli tashmë ka synimin për të fituar vendin e parë në grup. Ata kanë tre pikë përpara Liverpool dhe do të luajnë gjithçka në ndeshjen direkte në Anfield Road.

Nga ana tjetër, Spanja tronditet, pasi ka dominuar dekadën e fundit së bashku me Anglinë në Champions. Iberikët shohin Barcelonën, Atletico Madrid dhe Sevilla të dalin nga turneu që në grupe. Vetëm Real Madrid i Carlo Ancelotti ka kaluar në fazën me eliminim direkt.

Lexo më tej: Video/ Champions me vetëm tre të panjohura: Bayern shkel me këmbë Barcelonën, VAR i heq fitoren Tottenham

Premier League vazhdon të bëjë mirë dhe shpreson për një poker me Tottenham të Antonio Conte në Champions. Spurs duhet të barazojnë ndeshjen e fundit me Marsejën për të kaluar në 1/8. Në raundin e dytë tashmë janë Manchester City, Chelsea dhe Liverpool. Surprizë e madhe për Portugalinë që tashmë ka vendosur Benfikën dhe Porton në 1/8 dhe tani shpreson te Sportingu i Lisbonës për ‘en plein’.

Lexo me shume