Çifti deh me alkol 19-vjeçaren, e reja përdhunohet nga burri, ndërsa gruaja e filmon!_6643a07c93632.jpeg

Çifti deh me alkol 19-vjeçaren, e reja përdhunohet nga burri, ndërsa gruaja e filmon!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçare ka denoncuar në polici për përdhunim një çift, një 35-vjeçareje dhe një 64-vjeçari.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lamia, ku e reja ka deklaruar para autoriteteve se makthi i saj kishte filluar të premten që lamë pas, ku një mik i saj e njoftoi se 35-vjeçarja kishte një video të sajën ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj me 64-vjeçarin.
Sipas asaj që vajza ka treguar në polici, dy javë më parë ajo kishte shkuar me gruan, identiteti i të cilës nuk dihet, në shtëpinë e 64-vjeçarit ku dhe kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli.
Si pasojë 19-vjeçaren e kishte zënë gjumi dhe të nesërmen ishte zgjuar e veshur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Si duket çifti kishin abuzuar me të renë dhe aktin e kishin filmuar.
Në kontrollin e shtëpisë së 64-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan tre celularë, të cilët do të dërgohen për analiza laboratorike.

Burimi