Çifti i njohur i showbiz-it bëhen prindër për herë të parë

Çifti i njohur, Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja kishte konfirmuar më parë shtatzëninë e saj në qershor të këtij viti, teksa zbukuroi tapetin e kuq me barkun e rrumbullakosur. Në të njëjtin muaj, dyshja ndezën edhe thashethemet për fejesë.

Aktori i Loki dhe Ashton u lidhën në vitin 2019. Çifti gjithashtu punoi së bashku gjatë kohës në produksionin e West End të Betrayal. Në shtator të vitit të kaluar, të dy bënë daljen e tyre zyrtare si çift në tapetin e kuq gjatë ndarjes së 74-të vjetore të çmimeve Tony, kur Ashton u shfaq për të mbështetur Hiddleston, i cili u nominua për aktorin më të mirë kryesor për rolin e tij në dramë.

Tom dhe Zaëe janë një nga ata çifte të Hollivudit që preferojnë ta mbajnë lidhjen e tyre private, një burim i afërt me ta kishte thënë për US Weekly se “janë të çmendur për njëri-tjetrin dhe me të vërtetë e kanë kaluar fazën e muajit të mjaltit” dhe gjithashtu se si çifti “po kërkon të ndërtojë një të ardhme afatgjatë së bashku”. /abcnews.al

Lexo me shume