Çifti i njohur ndahet pas dy vitesh martesë

Një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku i ka dhënë fund martesës. Modelja amerikane Cynthia Bailey dhe burri i saj Mike Hill, kanë njoftuar për ndarjen e tyre përmes rrjeteve sociale. Pranë një fotoje të të dyve duke u kapur për dore dhe duke buzëqeshur së bashku, ata bënë me dije:

“DASHURIA është një gjë e bukur. Ndërsa ne të dy do të kemi gjithmonë dashuri për njëri-tjetrin, ne kemi vendosur të ndjekim rrugët tona. Askush nuk është fajtor dhe ne jemi mirënjohës që mbetemi miq të mirë. Ne gjithmonë do t’i ruajmë shumë kujtimet që kemi ndarë së bashku si burrë e grua.”

Cynthia Bailey Mike Hill

/abcnews.al

 

Lexo me shume