Çmimet e perimeve, fermerët në protestë

Fermerë të Lushnjës, Beratit dhe Fierit, kanë protestuar kundër çmimeve mjaft të ulëta me të cilat pikat e grumbullimit ua marrin prodhimet bujqësore, kryesisht domaten dhe trangullin.
Ata dolën dhe bllokuan për rreth një orë aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë urës së Kuçit. Protestuesit hodhën në rrugë produktet bujqësore, si simbolikë e talljes, sipas tyre, me mundin dhe sakrificën e tyre.
Fermerët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë nëse autoritetet nuk marrin masa për rregullimin e çmimeve të perimeve dhe ndalimin e importit, veçanërisht gjatë kohës që prodhimi vendas ka sezonin e tij.

Burimi