Çmimi i energjisë drejt shtrenjtimit! ERE rrëzon kërkesën e Jorida Tabakut për anulimin e fashës

Enti Rregullator i Energjisë u mblodh këtë të enjte për të diskutuar fashën 800 kw/h, që mund të vendoset për abonentët familjarë.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi që fasha të anulohet, ndërsa si argument përdori faktin se çmimet e energjisë në bursë kanë rënë në nivelet më të ulëta, madje edhe më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Por, kërkesa e saj u rrëzua.
Më herët, ERE kishte parashikuar që duke filluar nga 1 tetori, në kushtet ku një familje shpenzonte më shumë se fasha 800 kw/h në muaj, një kilovat do të llogaritej me 42.85 lekë në vend të 11 lekë/ kilovat që është aktualisht.

Por, vendimi u shty dhe ndër shkaqet kryesore janë reshjet e shiut që rritën kuotat e hidrocentraleve. Në ditët të vijim, ERE prit të njoftojë nëse fasha do të hyjë në fuqi në muajin nëntor.

Top ChannelLexo me shume