Çmimi i energjisë nuk do të rritet! ERE lë në fuqi fashën 800 kw/h për abonentët familjarë

Enti Rregullator i Energjisë, në mbledhjen që mbajti këtë të enjte, vendosi të lërë në fuqi fashën 800 khë për abonentët familjarë.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi që fasha të anulohet, ndërsa si argument përdori faktin se çmimet e energjisë në bursë kanë rënë në nivelet më të ulëta, madje edhe më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Por, kërkesa e saj u rrëzua.
Më herët ERE kishte parashikuar që duke filluar nga 1 tetori, në kushtet ku një familje shpenzonte më shumë se fasha 800 kw/h në muaj, një kilovat do të llogaritej me 42.85 lekë në vend të 11 lekë/ kilovat që është aktualisht.

Por, vendimi është shtyrë për të dytën herë dhe ndër shkaqet kryesore janë reshjet e shiut që rritën kuotat e hidrocentraleve.

Top ChannelLexo me shume