COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 307 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë.

Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 307

Testime totale 1,993,685
Raste pozitive 331,626
Raste të shëruara 327,786
Raste Aktive 248
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 172
Fier 24
Vlorë 12
Berat 12
Gjirokastër 8

Durrës 7
Shkodër 6
Elbasan 5
Dibër 1
Lezhë 1

/abcnews.al

Lexo me shume