Covid rriti numrin e aborteve/ U shtuan edhe lindjet e parakohshme

Covidi rriti numrin e aborteve, të lindjeve të parakohshme dhe të bebeve që lindin me Covid.

Pandemia e shkaktuar nga Covid 19 mbaroi dhe profesionistë të shëndetit, po artikulojnë pasojat e saj. Mes tyre mjekët obstetër-gjinekologë bëjnë një kronologji të fenomeneve që vërejtën gjatë gjithë asaj periudhe.
Mjekja Enriketa Kroi: Frika, ky ishte fenomeni i parë, që shoqëronte çiftet apo vajzat që ishin shtatzëna. Si dhe vërejtëm një dëshirë në masë për t’i ndërprerë këto shtatzëni që erdhën në mënyrë të papritur. Së dyti nuk kishte shumë çifte që provonin ato javët dhe muajt e parë për një shtatzëni, pasi sërish ishin të pasigurte dhe të frikësuar se çfarë do të ndodhte.

Me kalimin e muajve ne kuptuam që Covidi na ka sjellë ndërprerje të shtatzënive të dëshirueshme, sidomos në tremujorin e parë, pra nuk rriteshin embrionet. Kuptuam gjithashtu se u shtua numri I lindjeve të parakohshme. Së fundi, këtë periudhë, kur masat shtrënguese janë lehtësuar, kemi vënë re tek paciente që e kanë kaluar Covidin, sidomos gjatë shtatzënisë apo ato javët e para kur kanë mbetur shtatzënë, kemi patur problematika me bebet. Pra bebet mund të kenë lindur edhe në kohë, pas 9 muajve, por kemi patur sëmundshmëri tek këto fetuse.
Rasti i fundit me të cilin jemi përballur ka qenë para dy ditësh, kur një grua kishte 36 orë që nuk e ndjente bebin te lëvizte si më parë. Pas ndërhyrjes zbuluam një bebe që nëse nuk do të dilte nga barku I nënës, nuk po furnizohej më me gjak, dhe rrezikonte të mos lindte i gjallë. Natyrisht ne po presim edhe ekzaminime të tjera, por nga gjithë analizat, bebit i ka dalë Covidi, pra është infektuar me virusin.
Çifteve u rekomandoj të ruhen maksimalisht, duke shmangur ambientet e mbipopulluara, shumë mirë nëse nënat janë vaksinuar më përpara, sepse në njëfarë mënyre janë të mbrojtura.

Top ChannelLexo me shume