I penduar dhe i vendosur për të lënë pas të keqen e ndodhur, Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitjen e Manchester United, por edhe në misionin e skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Sherifit në “Old Trafford” për Ligën e Evropës.
“Kthim me të njëjtin përkushtim dhe përkushtim si gjithmonë”, ka thënë superylli portugez në mesazhin e tij në Instagram.
Sulmuesi 37-vjeçar kishte refuzuar të futej si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjes kundër Tottenham të mërkurën e kaluar, duke u larguar për në dhomën e zhveshjes para përfundimit të minutës së 90-të dhe Erik Ten Haag vendosi të ta dënojë duke e lënë jashtë ndaj Chelsean. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram
br> br>Lexo me shume