Ç’të mbjellësh, do të korrësh! Sulmi kibernetik paralizon Agjencinë Bërthamore të Iranit

Irani, i akuzuar për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë të tyre, tani thotë se është bërë vetë pre e një ofensive online, e cila ka gjunjëzuar Organizatën për Energjinë Bërthamore të republikës islamike.

Mediat shteterore iranianë raportojnë se një server e-mailash i kësaj organizate është hakuar nga një shtet i huaj, e madje kanë hakerët i kanë publikuar në internet një pjesë të informacioneve të konsideruara si teje sensitive.
Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi grupi i hakerave iranianë, Black Reëard, pretendoi se ka sulmuar sistemin e brendshëm të postës elektronike të Kompanisë iraniane për Prodhimin dhe Zhvillimin e Energjisë Bërthamore.

Grupi deklaroi se mbështet protestat që po vazhdojnë në Iran, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në duart e policisë së moralit. Informacionet e publikuara përfshijnë “planet e menaxhimit dhe funksionimit të pjesëve të ndryshme të uzinës Bushehr” dhe “kontratat dhe marrëveshjet për zhvillim bërthamor” që Irani ka lidhur “me partnerët vendas dhe të huaj”.
Bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore, që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë ngecur. Washingtoni thate se Teherani ka treguar pak interesim për ringjalljen e paktit. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës së Iranit dhe kreut të këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të korrikut ndaj Shqipërisë.
Sanksionet u vendosën dy ditë pasi qeveria shqiptare  bëri të ditur shkëputjen e raporteve diplomatike me Iranin dhe urdhëroi diplomatët iranianë dhe stafin diplomatik që të largoheshin nga shteti brenda 24 orësh.

Top ChannelLexo me shume