Dalin rezultatet e votimit, Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e ”Eurovision 2024”_664541417df87.jpeg

Dalin rezultatet e votimit, Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e ”Eurovision 2024”

Festivali europian ”Eurovision 2024” do të mbahet mend gjatë për polemikat dhe skandalet, si nga përjashtimi një ditë para finales të Holandës, por edhe mbrojtja që ju bë nga festivali Izraelit. Shqipëria e cila në gjysmëfinalen e dytë u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, ka qenë shumë larg arritjes së një vendi në finalen prestigjioze të këtij viti.
Besa dhe kënga “Titan” nuk arritën të përmbushin pritjet dhe të grumbullojnë votat e nevojshme për të shkuar përpara, duke përfunduar në vendin e 15-të nga 16 shtete që morën pjesë në gjysmëfinalen e dytë.
Kjo dëshmon për një konkurrencë të fortë dhe praninë e shumë talenteve në këtë edicion të Eurovisionit, ku arritja e një vendi në finale ka qenë një sfidë e madhe për të gjitha shtetet pjesëmarrëse, pasi vetëm 10 shtete shkojnë nga gjysmëfinalet në finale.

Burimi